PD kërkon t’i hiqet imuniteti Ballukut, Balla: Më 23 mblidhet Këshilli i Mandateve
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut dhe kërkesa të futej në rend dite. Balla i tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën më 23 shkurt, ndërsa shtoi se GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit.
“Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kërkesë për heqje imuniteti, se as deputetët dhe as ministrat nuk kanë imunitet. Ka kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. Sa i përket kërkesës për dhënie autorizmi, si anëtar i atij këshilli, jeni njoftuar në datën 23 ora 10:00 për të vijuar me mbledhjen. Të gënjesh është edhe profesion dhe ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë që ka vendim të Kushtetueses 8 me 0, se unë di dhe publiku di, ja ku i kemi dhe gazetarët aty lart që nuk ka një vendim. Ka 4 anëtarë që thonë që GJKKO ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, parlamentit dhe presidentit, por nuk kanë rënë dakord për mënyrën se si zgjidhet. 4 thonë të zgjidhë Kuvendi, 4 thonë ta zgjidhë Gjykata”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

