PD kundër propozimeve të PS për rregulloren e re në Kuvend: Pamundësohet bashkëjetesa
Demokratët kanë dalë kundër propozimeve të PS-së për rregulloren e re të Kuvendit. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi thotë se rregullorja ”nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike”.
Sipas tij ndryshime të tilla kërkojnë konsensus pasi rregullorja është ligji që garanton bashkëjetesën e të gjitha forcave politike.
”Nëse një palë dikton rregullat e bashkëjetesës në mënyrë të njëanshme, atëherë kjo është dhunë e shumicës ndaj pakicës brenda Kuvendit”, shkruan Bardhi në mediat sociale.
Sipas demokratit, PS po nxit përmes veprimeve të njëanshme, defunksionalizimin e Kuvendit dhe po i pamundëson opozitës përmbushjen e vullnetit të saj për të ushtruar rolin e vet në një shoqëri demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

