PD mbledh deputetët dhe aleatët, kërkon uljen e çmimit të naftës me procedurë të përshpejtuar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi deputetët dhe aleatët e opozitës për të diskutuar masat emergjente që synojnë të lehtësojnë pasojat ekonomike mbi qytetarët.
Grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar Kuvendit që të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin për uljen e çmimit të naftës, duke kërkuar që çështja të përfshihet në seancën plenare të 16 prillit.
Propozimi parashikon një akcizë të ndryshueshme për lëndët djegëse, ku e gjithë TVSH-ja që akumulohet nga rritja e çmimit të karburantit do të shkojë automatikisht për uljen e akcizës së naftës. Sipas PD-së, nëse kjo masë do të miratohej, çmimi i naftës sot nuk do të ishte më i lartë se 180 lekë për litër.
Nga mbledhja në selinë e PD-së dolën Tedi Blushi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, të cilët diskutuan gjithashtu mbi organizimin e protestës së 17 prillit, si dhe mbi punën e komisioneve të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.
KOHA JONË SONDAZH

