PD mbledh Kryesinë: Zbulohet data dhe temat e diskutimit
Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë Kryesinë e saj, ku pritet të merren vendime me rëndësi për forcën politike.
Mbledhja do të nisë në orën 12:00 dhe do të fillojë me diskutime për protestën e paralajmëruar më 22 mars. Kjo protestë vjen pas vendimit të Partisë Socialiste për të mos lejuar SPAK të arrestojë deputeten Belinda Balluku.
Në rendin e ditës së Kryesisë do të përfshihen edhe vendimmarrje për zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike, ku disa kryetarë aktualë kanë përfunduar mandatin.
Një tjetër pikë e rëndësishme është miratimi i datës për Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar dhe pozicione të tjera drejtuese brenda partisë.
Mbledhja do të përmbyllet me ngritjen e një grupi pune, që do të ketë si detyrë miratimin e ndryshimeve statutore të partisë.
KOHA JONË SONDAZH

