PD mbledh nesër Kryesinë, do të caktohet data e protestës kombëtare
Partia Demokratike ditën e nesërme (e shtunë) në orën 13:00, do të mbledhë Kryesinë, ku pritet të përcaktohet edhe data e protestës kombëtare të radhës. Këtë të premte kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti një tryezë me aktorë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua në lidhje me hapat e ardhshëm të aksionit opozitar.
Gjatë takimit Berisha tha se opozita do të kërkojë krijimin e një qeverie teknike, e cila do të realizoje zgjedhje të lira si dhe do të ketë detyrë të mos pengojë drejtësinë. Kreu i PD-së theksoi edhe se opozita nuk synon të vijë në pushtet me dhunë, po përmes votës së lirë.
”Në frymën e përgjegjësisë më të lartë ne duhet të dalim me një forum opozitar të zgjeruar. Forca politike, shoqëri civile, personalitete dhe cilido që është i gatshëm të përballemi me këtë regjim për të shpëtuar Shqipërinë”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

