PD mbledh sot Kryesinë! Çfarë pritet të diskutohet?

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike.

Mbledhja do të nisë në orën 12:00, dhe ku do të fillojë me diskutime për protestën e datës 22 mars.

Kjo proteste vjen pas aktit te socialisteve për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa një tjetër pikë e rendit të ditës, është edhe miratimi i datës se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, e gjithashtu edhe për pozicionet e tjera të rëndësishme të partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?