PD: Më 23 maj zgjidhet kryetari, krijohet grupi për rishikimin e Statutit
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, ku u morën vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.
Sipas informacionit të siguruar, zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin pritet të përfundojnë deri më 30 prill, duke përgatitur terrenin për procesin e zgjedhjes së kryetarit.
Zgjedhja e kryetarit dhe Kuvendi Kombëtar
Më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë është planifikuar të mbahet më 6 qershor.
Grupi për rishikimin e Statutit
Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur krijimi i një grupi pune për rishikimin dhe përditësimin e Statutit të partisë. Ky grup drejtohet nga Gazment Bardhi dhe përbëhet nga këta anëtarë:
Oerd Bylykbashi
Ivi Kaso
Gent Strazimiri
Enno Bozdo
Elda Hoti
Keltis Kruja
Adriana Kalaja
Marash Logu
Franc Nuri
Grupi do të punojë për ndryshimet e Statutit, të cilat më pas do të diskutohen dhe miratohen në forumet e larta të PD-së.
Ky hap synon të përforcojë strukturën organizative të partisë dhe të sigurojë një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent për liderin e ri.
KOHA JONË SONDAZH

