PD me Foltore te Kryeministria, Agron Shehaj: Nuk mjafton bashkimi i opozitës për të nxitur revoltën popullore

Në tryezën e forumit “Mbrojtja e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit”, Agron Shehaj tha se në ditën që drejtësia vuri para ligjit “të paprekshmit” e korruptuar, kanë nisur sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që rikthyen besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe barazia para ligjit. Teksa tha se po diskutohet se një bashkim i opozitës do të sillte rrëzimin e qeverisë ”Rama 4”, shtoi se shoqëria do ta ndiqte politikën nëse do të kishin besim tek ajo.

”Unë pata dyshime nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, që do të vinte dita që të paprekshmit do dilnin para drejtësisë. Kam bindjen se ky është një ndryshim i madh. Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Pyesim çfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?

Unë mendoj se nuk është kjo, ne shohim mbështetje të jashtëzakonshme të shoqërisë për drejtësinë por jo për alternativat politike. Nuk besoj se mjafton bashkimi i opozitës, duhet një bashkim përtej partive politike. Unë mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë, ditën që do të kenë besim te politika. Duhet të kesh besueshmëri s’mjafton të jesh opozitar. Nuk duhet t’i bëjmë gjyqin atyre që nuk dalin në shesh”,-tha Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?