Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD në Kuvend: Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Lajme E enjte, 22 Tetor 2026 10:38
PD në Kuvend: Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, në emër të grupit parlamentar demokrat, dënoi dhunën ndaj studentëve dhe kërkoi vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, duke theksuar se opozita do të qëndrojë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Ai kërkoi që Rama të dorëhiqet menjëherë dhe që Parlamenti të vetëshpërndahet.

Fjala e plotë

Sot është dita e dhjetë që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama, që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo deputet opozitar është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë. Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që ka kulmuar me thyerje të këmbëve, kockave, fraktura të rënda në kokë dhe dëmtime të tjera shumë të rënda. Dënojmë reprezaljet që u bëhen të rinjve dhe të rejave nëpër rrugicat e kryeqytetit. Refuzojmë dhe dënojmë me forcë shantazhin dhe presionin që kryeministri i delegjitimuar ushtron ndaj prindërve të nxënësve dhe studentëve, që ia kanë shkatërruar themelet qeverisë që ka prodhuar një narkoshtet.

Mund t'ju interesojë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa ka...

Para 3 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 4 orësh
Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qytetarëve

Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qyt...

Para 4 orësh

Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti. Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet dhe shkollat përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje.

Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:

1. Dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
2. Menjëherë më pas, vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes. Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real. Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 3 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 4 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 4 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 4 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 6 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 6 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

3 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 12 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 3 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.