PD në protestë? Deputetja Zhupa zbulon detajet
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka zbuluar formën e protestave që do të zhvillojë selia blu. Zhupa është shprehur se protestat do të jenë në formën tradicionale të dhënies së mikrofonit te qytetarët. Ajo tha se kjo formë protestash do të bëhet për shkak të mungesës së opozitës për të folur dhe për të shprehur qëndrimet e tyre në Parlament.
“Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe hapësirës për të folur. Përshembull, sot para Kryeministrisë kishte një protestë që pak pati rezonancë mediatike nga banorët e Durrësit. Shumë pak iu dha hapësirë kësaj proteste.
Ajo që ne do të bëjmë do të jetë një platformë, që shoqëruar nga deputetët do të ketë një vizibilitet më të madh edhe mediatik, edhe në rrjetet sociale.
Përveç qëndrimeve tona si përfaqësues të komuniteteve që jemi votuar, vijnë drejtërdrejtë edhe qytetarët, për të shprehur problematikën e tyre për t’u dëgjuar, për të qenë një platformë parlamentarizmi e vërtetë, për aq kohë sa të gjitha hapësirat e opozitës janë pushtuar”, tha mes të tjerash Zhupa.
KOHA JONË SONDAZH

