PD: Opozita, aksion qytetar për të ulur çmimin e naftës‏

“Partia Demokratike ka ngritur prej kohësh shqetësimin se shqiptarët paguajnë sot më shumë për naftën dhe benzinën. Më shumë se sa shqiptarët e Maqedonisë, më shumë se sa shqiptarët e Malit të Zi. Qeveria e cila ndërton aksione për të vendosur në rreshtore të pafuqishmit, nuk lëviz gishtin aspak ndaj oligarkëve të cilët nuk lejojnë çmimin e naftës të ulet në të njëjtën masë sa në vendet e rajonit”, deklaroi sot deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Duke shtuar se qytetarët e vendit tonë u duhet të shpenzojnë 10% nga të ardhurat për të paguar një litër karburant. Ndërkohë që vende si Kroacia, Bullgaria, Sllovenia, Çekia, Polonia dhe Greqia sipas saj nuk e kalojnë kufirin e 5% të të ardhurave për një litër karburant.

“Qeveria nuk ka bërë asgjë, përvec rritjes së taksave, për të vërejtur këto abuzime në tregun e naftës dhe as nuk pritet të marrë masa, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura.

Jemi i vetmi vend në rajon ku qeveria në mënyrë të hapur i ka shpallur luftë konsumatorëve dhe qytetarëve duke mbështetur përmes një pakete fiskale të gjithë oligarkët të cilët blejnë naftën më lirë jashtë duke e shitur atë më shtrenjtë tek qytetarët.

Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë fakt dhe do të ndërrmarë një aksion qytetar për të ushtruar presionin e saj ndaj qeverisë për të rishikuar rritjen e taksave dhe uljen e çmimit të karburanteve”, citoi gjithashtu ajo.

SHKARKO APP