”PD po bëhet si kioskë”, deputeti Sula: Berisha gatuan gorshë, dhe Noka po e shet
Deputeti ende në detyrë i PD-së Dashnor Sula, thotë se opozita ndjek çfarë bën qeveria, për të bërë ndonjë lajm
”Opozita është pothuajse zero nga 11 maji. Opozita ndjek çfarë bën qeveria, për të bërë ndonjë lajm. Vetë nuk ka çfarë bën. Opozita sulmon ato që ka target të vetët personal. Edhe për inceneratorin e Elbasanit, kur flisja unë, të tjerët nuk e hapnin gojën se kanë interesa. Kur nuk ka opozitë, Rama është në luks”, tha Sula.
Por ai shkon edhe më tej, kur thotë se opozita po kthehet në një kioskë. ”Nga një sh.a. me qindra mijëra anëtarë, që kishin kontribute, po përfundon në një kioskë ku gatuhet grosha nga Sali Berisha dhe shitet grosha nga Flamur Noka”, shtoi Sula.
KOHA JONË SONDAZH

