PD rikthehet në protestë tek Kryeministria, ja mesazhi i Sali Berishës
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një foto në lidhje me protestën e 22 Marsit, ku mbështetësit janë thirrur të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta e radhës vjen pas tubimit të opozitës para Kuvendit, ditën që PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut.
Kreu i PD-së ka theksuar vazhdimisht që protesta e demokratëve është në kilometrin e fundit dhe tanimë ka si objektiv largimin e kryeministrit Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH


