PD shmang protestat, Berisha kërkon fokus te Rama
Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv. kryeministres Belinda Balluku. Kjo është porosia e prerë e Sali Berishës në Kryesinë e PD-së.
Sipas ”Top Channel” nga mbledhje e djeshme e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij ai është autori i vërtetë i aferave.
Qëndrimin e tij në Kryesi, kreu i PD e bëri edhe sot në konferencën për shtyp kur tha se përgjegjësi i të gjitha skandaleve është kryeministri.
Deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura nisjen e protestave të përditshme ose të përjavshme përpara Ministrisë së Infrastrukturës, njësoj siç vepruan me protestat para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt.
Propozimi i tij ka hasur në kundërshtimin e vetë Berishës, i cili ka kërkuar që aksioni publik dhe politik të përqendrohet kundër Ramës dhe jo Ballukut.
KOHA JONË SONDAZH

