PD thërret sërish militantët, por në protestë dalin vetëm pak njerëz
Protesta e Partisë Demokratike kundër Reformës Territoriale po vijon edhe tani në mbrëmje, por pjesëmarrja ka mbetur e ulët. Në tubimin e pasdites u mblodhën vetëm disa dhjetëra protestues, pavarësisht thirrjes së PD-së për një pjesëmarrje më të madhe.
Kuvendi vijon diskutimet për reformën territoriale, policia ka zhvendosur protestuesit në trotuar për të shmangur bllokimin e qarkullimit në zonën e Unazës.
Edhe protesta e “Revolucionit Flamingo” është zhvilluar me pjesëmarrje të kufizuar. Pranë godinës së Toptanit vijon të qëndrojë vetëm një grup i vogël qytetarësh.

