PD u tërhoq nga komisionet për Zgjedhoren dhe Territorialen, PS: Vazhdojmë punën
Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, ndonëse PD njoftoi se do të tërhiqen nga diskutimet pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kjo është porosia që u dakordësua ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama.
Deputetët e PS kanë deklaruar se do të vazhdojnë punën për dy reformat e rëndësishme dhe nuk do të vonohen për asnjë moment.
Në këtë takim mori pjesë edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu atë në detyrë, duke pezulluar masën e sigurisë “pezullim i ushtrimit të detyrës”, dhënë nga Gjykata e Posaçme.
KOHA JONË SONDAZH

