PD vihet në lëvizje, zbardhet udhëzimi për degët lokale
Ervin Salianji zhvilloi një takim me strukturat në Durrës, dhe sot Partia Demokratike është vënë në lëvizje. Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin. Në udhëzim, thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për humbjen e 11 majit. Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e PD dega Durrës, ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.
KOHA JONË SONDAZH


