PDIU, Idrizi: Do të ndryshojmë ligjin për referendumet
PDIU do të kërkojë ndryshimin e ligjit për referendumet në parlamentin e ardhshëm.
Gjatë takimeve në Fier ku ka prezantuar kandidatët për deputetë, Shpëtim Idrizi ka theksuar se është e papranueshme që zgjedhësit të përjashtohen nga vendimmarrja dhe t’ia lënë në dorë atë vetëm dy-tre partive në parlament.
Ndaj ai theksoi se duhet krijuar hapësira e nevojshme, ku për çështje të rëndësishme të merret mendimi i shqiptarëve.
Shpëtim Idrizi: “Ne do të propozojmë në Parlamentin e Shqipërisë ndryshimin e ligjit për referendumet. Nuk mundet dot që dy apo tre vetë të vendosin për fatin e shqiptarëve. Në rradhë të parë duhet të jenë qytetarët ata që vendosin.”
Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja përfaqëson kauzën shqiptare dhe se çështja e shqiptarëve të Çamërisë plotëson hartën identitare të kombit dhe është një frymëzim.