Pelegrinazhi në tyrben e Abaz Aliut në Tomorr, Berisha uron besimtarët bektashinj dhe shqiptarët
Sali Berisha ka përcjellë një urim për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët me rastin e pelegrinazhit të përvitshëm në tyrben e Abaz Aliut.
Përmes një mesazhi, Berisha e cilëson pelegrinazhin si një ngjarje madhështore dhe një festë të vërtetë kombëtare, duke vlerësuar rëndësinë e tij shpirtërore për besimtarët.
“Le t’u dërgojmë një urim nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve për pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në vendin e shenjtë, tyrben e Abaz Aliut!”, shprehet Berisha.
Postimi i plotë
Pelegrinazhi në tyrben e Abaz Aliut një festë e vërtetë kombëtare! Miq, le t’u dërgojmë një urim nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve për pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në vendin e shenjtë, tyrben e Abaz Aliut! Ky pelegrinazh është kthyer në një festë të vërtetë kombëtare lutjeje për mbarësi, shëndet, paqe dhe pastrim shpirtëror. Zoti i bekoftë!
KOHA JONË SONDAZH

