Peleshi: Integrimi në BE kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë

Ka nisur sot edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian, një nismë e konsoliduar e Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, në partneritet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Delegacionin e BE-së dhe Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung”.

Në ceremoninë hapëse përshëndeti Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili e cilësoi këtë edicion jubilar si një moment të veçantë për rrugëtimin evropian të vendit.

“Kanë kaluar plot 10 vite që kur u hodhën hapat e parë të kësaj nisme. Sot, shkolla e Integrimit Evropian është kthyer në një traditë të konsoliduar, me mbi 350 alumni që japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme,” tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se shkolla ofron një kuadër të vlefshëm teorik dhe praktik për çështjet evropiane, duke mbështetur përgatitjen e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edicioni i sivjetshëm ka shënuar një rekord prej 430 aplikimesh – dyfish më shumë se vitin e kaluar – çka dëshmon suksesin dhe rëndësinë e programit.

Peleshi nënvizoi se integrimi evropian nuk është thjesht një objektiv strategjik i shtetit, por një proces që kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë:

“Asnjë institucion i vetëm nuk mund ta çojë përpara këtë proces pa pjesëmarrjen aktive të administratës publike, shoqërisë civile, medias, komunitetit akademik dhe sipërmarrjes.”

Ai theksoi rolin të Kuvendit si bashkëthemelues dhe mbështetës i vazhdueshëm i kësaj nisme, duke garantuar mbikëqyrje dhe përkushtim institucional për zbatimin e reformave të dakorduara.

“Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është aspirata jonë kombëtare e kahershme,” tha Peleshi, duke shtuar se vendi ndodhet në një fazë historike pas hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

“Integrimi evropian nuk është dhuratë, por rezultat i reformave të thella dhe punës së palodhur. Ky progres na mbush me optimizëm, por njëkohësisht na kujton përgjegjësinë që kemi përpara.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?