Peleshi: Këshilli i Europës, pikë referimi për ndërtimin e institucioneve demokratike

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,  Niko Peleshi,  vlerësoi rolin kyç të Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias në rrugëtimin institucional të vendit,  gjatë konferencës dyditore që shënon 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorin e krijimit të Komisionit të Venecias.

Peleshi theksoi se bashkëpunimi me këto dy institucione ka qenë i pazëvendësueshëm në ndërtimin e një shteti më demokratik,  më të drejtë dhe më europian.

Ai u shpreh se: “Këshilli i Europës ka qenë një pikë e palëkundur referimi për standardet e ndërtimit të institucioneve demokratike,  për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për forcimin e shtetit të së drejtës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit nënvizoi kontributin e Komisionit të Venecias si një autoritet i besueshëm dhe i paanshëm në dhënien e ekspertizës juridike,  veçanërisht në,  reformën në Drejtësi,  që solli transformim rrënjësor dhe riktheu besimin e qytetarëve,  reformën Zgjedhore,  ku opinionet e komisionit ndihmuan në përafrimin me standardet europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Opinioni i Komisionit të Venecias ka qenë zëri i arsyes, profesionalizmit dhe pavarësisë,”  tha Peleshi.

Një nga arritjet më të rëndësishme, sipas Peleshit,  është kalimi i Shqipërisë në fazën e post-monitorimit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës,  vendim i marrë në vitin 2024 pas më shumë se 20 vitesh anëtarësim.

“Ky status përbën një njohje konkrete të progresit të arritur dhe ndihmon vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

Peleshi përmbylli fjalën e tij me një mesazh të qartë:

“Shqipëria ka vetëm një rrugë: t’i përkasë përgjithmonë botës së lirë dhe demokratike,  aty ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundon ligji.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?