Pensionet e reja për minatorët, Veliaj: Përfitojnë 3840 veta

Ministri theksoi edhe njëherë se ky projektligj është hapi i parë drejt skemave më profesionale të pensioneve dhe i jep 50milion lekë kontribuim Institutit të Sigurimeve Shoqërore. “Problemi i minatorëve nuk reduktohen vetëm tek pensionet, por do të punojmë edhe më tej. Fokusi do jetë te kushtet e punës dhe siguria e saj.”, deklaroi mes të tjerash Veliaj, teksa listoi edhe numrin e minatorëve që përfitojnë nga ky projektligj, si dhe emrat e tyre, nëpër qarqe. Ndërkaq, ministri Cani deklaroi se ministria e Financave ka si kryefjalë: paratë e parashikuara në buxhetin e vitit 2015 për minatorët, janë ndër paratë më të merituara, për këtë shtresë kaq fisnike. “Mbi vështirësitë e buxhetit qëndron e drejta që u takon kësaj shtrese, ka qenë qëllimi ynë për uljen e moshës së daljes në pension. Kam respekt për ta për kushtet ku punojnë. Jetët e humbura janë alarm për bizneset, duhet të përmirësojnë kushtet. Ulja me 5 vite e moshës së pensioneve u takon atyre”, u shpreh Cani. Kujtojmë sakaq sae sipas projektligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, mosha e daljes në pension për minatorët do të ulet nga 60 vjeç që është aktualisht, në 55 vjeç. Ky ndryshim do të sjellë që nga 9000 lekë që marrin 3700 minatorë, do të marrin 14.474 lekë.

55

Vjeç ulet mosha e daljes në pension për minatorët, nga 60 vjeç që është aktualisht, sipas projektligjit të ri

3840

Janë minatorët përfitues nga projektligji i ri, të cilët nga 9000 lekë që marrin aktualisht, do marrin 14.474 lekë

SHKARKO APP