Pensionet e vjetra, shtesa që përfitohet për çdo të moshuar

Pas vendimit të qeverisë edhe Institutit i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar shtesat që do përfitojnë të moshuarit që kanë dalë në pension para vitit 1996, të cilët kanë patur përfitime të ulta. Sipas vendimit tashmë ata do të përftiojnë pension më të lartë.

“Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr. 9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, 5 420  lekë në muaj, shtohen me shumë fikse, duke arritur në masën 23 640 lekë në muaj”, – thuhet në vendimin e miratuar tashmë.

Shtesa
Nga 3 mijë lekë që u është lidhur pensioni këtyre të moshuarve, tashmë do të marrin 14 mijë lekë. Ndërsa për pensionet që në atë kohë janë lidhur me 4 mijë lekë të reja, do të përfitojnë 17.900 lekë. Ndërsa për pensionet që  para 96-së kanë qënë 5400 lekë, përfitimi do të shkojë 23.600b lekë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pensionet që janë lidhur gjatë vitit 1993,1994 dhe 1995, ku përfitimi do të jetë deri në 5 mijë lekë më shumë.

Kategoritë e tjera
Pensionet për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas nenit 40, të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Mbi sigurimet shoqërore shtetërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilat, sipas nenit 88, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kalojnë në masën 70% të pagës që i është llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë, të caktuar në ligj, pavarësisht kohës kur kanë kaluar me 70% të pagës, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara deri në datën 30.9.1993, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar këtij pensioni me 70% të pages.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.1.1995–1.1.1997.

SHKARKO APP