Pep shpërfill Realin dhe United: Më mirë luaj golf në Maldive
Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm aktualisht në botën e futbollit.
Tekniku spanjoll i qëndron besnik të shkuarës së tij duke respektuar ekipet që ka trajnuar më parë. Trajneri i Manchester City në një prononcim për shtyp është shprehur se nuk do të jetë trajner i Real Mdridit dhe Manchster United pasi në të shkuarën e tij ka trajnuar ekipet si Barcelona dhe City.
“Jam trajner i Manchester Cityt dhe nuk mund të bëhem kurrë trajner i Manchester Unitedit. Nuk do të jem as trajner i Real Madridit, pasi që kam trajnuar Barcelonën. Do të shkoj në Maldive nëse nuk kam oferta të tjera. Ndoshta jo në Maldive sepse atje nuk ka vend për të luajtur golf”, ka përfunduar Guardiola.