Për aksionet dhe kundër-aksionet
Kur lexoj shkrime a që informojnë për masat e marra nga mazhoranca apo minoranca, secila në stilin e vet, mendoj me vete: si kemi arritur deri në këto zgjidhje dhe zgjedhje, për të ecur dhe për të mos ecur përpara; por vihen në përdorim metoda pune, kritike, sharje, mohime dhe vetëm të tilla dhe asgjë nga ato që kërkohet për tu bërë seriozë, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm para besimit dhe betimit të dhënë (më mirë duhet thënë -besimit të mos dhënë, sepse votat shiten, deputetët blihen…, shiten, blihen drejtuesit e institucioneve të pavarura e shumë prapsira, të cilat vetëm shkelmojnë të ardhmen çdo ditë, çdo muaj e vit).
Tatimet dhe taksat, kontributet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, gjobat, apo çdo detyrim ndaj shtetit, ndaj bankave, ndaj bizneseve, ndaj huammarrjeve, borxheve te Institucioneve ndërkombëtareme, etj. të këtyre natyrave, po i afrohem të tetëdhjetave, nuk kam parë apo dëgjuar, që detyrimet e mësipërme të mblidhen me aksione, me vrull revolucionar, me frikën e burgosjes, mbylljes së aktiviteteve, etj. Aksionet dhe vrullet revolucionare, shumë shumë mund të përdoren për pastrimet e lagjeve ndër qytete e fshatra…
Por ja që jemi përpara realiteteve të tilla. E duke qenë përpara këtyre fakteve, na duhet të nxjerrim nji konkluzion, sigurisht sipas mendimit tim. Shteti, pushteti, institucionet e ngarkauara për të realizuar të ardhurat e buxhetuara publike ose jopublike, janë të pafuqishëm që me administratat e tyre ti vjelin, do të thotë administratorët janë te pafuqishëm sepse ose i mbyt korrupsioni, ose friken nga vendi i punës, ose janë bashkëpunëtorë me tatim mos paguesit, janë militantë, të paaftë etj. Shteti në këto situata duhet të ndalet, të analizojë në detaje pushtetin dhe të ndryshojë qëndrim duke treguar se ka shtet, ndryshe të fillojnë proçedurat për zgjedhjet të reja, me lista kandidaturash nga njerëzit më të devotshëm, profesionistë e specialistë nga më të mirët, me emra jo militantë partiakë dhe as nga ata që gjoja kanë kontribuar më shumë për këtë apo atë parti, merita të cilat le ti shpërblehen atij ose asaj me poste të ndryshme vetëm në strukturat partiake.
Të aftët, meritokratët të drejtojnë administratat vertikalisht dhe horizontalisht, ndërsa partiakët le të merren me përsosmërinë dhe përgjegjshmërinë e strukturave partiake. Ka ardhur koha që karagjozllëqeve dhe shitje blerje mendsh me popullin, tu jepet fund. Besoj se duhet të jetë kuptuar që nje shtet, nji popull nuk qeveriset apo drejtohet me kundërvënie mes të majtëve e të djathtëve, por me përgjegjshmëri dhe me vendosmëri për të ndërtuar shtetin ligjor.
Fahri Dahri, Itali,