Për inat të bashkëshortit që e divorcoi, bie në peshë 65 kg

Büyükaydınlı 6 ditë në javë u aktivizua me sport në sallonin e sportit të Njësive Sociale Boyacı në Bashkinë Şahinbey dhe e cila u kujdes për ushqimin e saj në mbështetje të dietës Qëllimi i Büyükaydınlı është të dobësohet deri në 60 kilogram.

Ayten Büyükaydınlı e cila me këmbënguljen dhe vullnetin e saj u bë shembull në rrethin e saj shoqëror, në deklaratën që dha për reporterin e AA, tha se që nga rinia e saj mbante peshë normale, por nga problemet, streset dhe mërzitë që ka jetuar në shtëpi për një vit ka arritur peshën 145 kile.

Ajo tregon se për shkak të peshës së tepërt bashkëshorti i saj e kishte divorcuar atë dhe se madje dhe fëmijëve të saj iu vinte turp nga ajo: “Kam dy djem. I vogli nuk dëshironte që të ikja në mbledhjet e prindërve. Dhe më thoshte, “Nëna e askujt tjetri nuk është kaq e shëndoshë sa ti, ti pse je kështu”. Për shkak të kileve që kisha marrë nuk mund të bëja asgjë vetëm, nuk mund të dilja në rrugë. Njerëzit më përçmonin dhe më përjashtonin. Mu prish psikologjia. Madje ndjeja vështirësi edhe në gjetjen e rrobave për të veshur”.

Büyükaydınlı theksoi se si rezultat i mbipeshës i ishte krijuar dhjamë në mëlçi dhe se i kishin filluar problemet shëndetësore, tha se pas kësaj u vizitua tek mjeku. Büyükaydınlı e cila u shpreh se nuk e kishte pranuar propozimin e doktorit për të zvogëluar stomakun, vijoi duke thënë: “Për shkak se besoja se mund të dobësohesha duke bërë sport dhe dietë, nuk e pranova këtë propozim. Një ditë kur po hanim bukë, fëmijët më thanë, “nënë, çdo të bëhet me këtë situatë”. U nervozova, i rashë tavolinës, përplasa derën dhe dola në rrugë. Ika në njësinë sportive të hapur nga Bashkia Şahinbey në lagjen tonë dhe fillova sportin dhe dietën.”

– Ish-bashkëshorti i cili e kishte divorcuar atë, ka kërkuar që të pajtohen

Büyükaydınlı tha se nuk ka përdorur asnjë ilaç dhe se është dobësuar vetëm me përpjekjet e saj. Ajo po ashtu shtoi se gjatë dhënies së kileve të tepërta ka rifituar besimin në vetvete dhe se madje edhe ish-bashkëshorti i saj kishte kërkuar që të pajtohej me të, tha se pasi kishte dhënë kilet e tepërta kishin ndodhur zhvillime të bukura në jetën e saj dhe se tashmë mund të dalë qetësisht në shoqëri dhe mund të ike në treg e të marrë rroba.

Büyükaydınlı, e cila u shpreh se tashmë edhe fëmijët e saj janë të lumtur, vijoi kështu:

“Më mbështetën shumë, më inkurajuan. Më parë nuk mund të gjeja rroba të përshtatshme dhe detyrohesha t’i qepja në rrobaqepësi. Tashmë kam hapur një faqe të re në jetën time. Për të fshirë çdo gjë që i përket të shkuarës sime, do të djeg rrobat e mia të vjetra. Disa njerëz zvogëlojnë stomakun e tyre për t’u dobësuar dhe përdorin ilaçe. Në fakt këta lloje operacionesh janë të gabuara. Për mendimin tim më e shëndetshme është të ecësh dhe të hash pak ushqim”.

Duke tërhequr vëmendjen mbi famën e gatimit të Gaziantep’it, Büyükaydınlı tha se e mban veten vështirë ndaj gatimeve të shijshme.

Në fund shprehu falënderimet e saj për Kryetarin e Bashkisë së Şahinbey, Mehmet Tahmazoğlu, dhe ndaj instruktorëve të saj duke thënë: “Zoti qoftë i kënaqur me ta. Në sajë të tyre u ktheva në jetë. Pasi të jap edhe disa kile do të marr pjesë edhe në kurset e tjera që ka hapur bashkia”.

 

SHKARKO APP