Përballë Berishës për kryetar të partisë? Ironizon Salianji: S’do ketë garë se bie Rama, në PD i kanë alergji fituesit

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji tha se Berisha do të fitojë sërish në krye të partisë, duke thënë se nuk do të ketë garë, pasi kryeministri Edi Rama do të bie duke qenë se PD është në kilometrin e fundit për rrëzimin e tij.

”Nuk është çështje gare, po e bëj betejën për ta bërë PD fituese. Thelbi është ta bëjmë PD fituese. Cili është interesi? Që të rrijë Rama? Të vijë PD në pushtet, nuk ka një garë në këtë moment. Në këtë moment unë jam në këtë lëvizje. Kjo është faza që unë po takoj demokratët. Ne jemi në kilometrin e fundit, unë pres të bie Rama. Si mund të flas unë për prillin. Ka një muaj që është kilometri i fundit. Nuk ka për të pasur garë se bie Rama. Mund të jenë metrat e fundit, se u bë një muaj. Unë do jem në politikë dhe në PD gjithë kohën”, tha Salianji.

Nga ana tjetër, Salianji shpreh kritika duke thënë se në PD nuk vlerësohet kontributi i demokratëve dhe se i kanë alergji fituesit. Madje me ironi, Salianji shton edhe se 5 deputetët që fituan nga lista e hapur, partia i ka fshehur. ”PD nuk vlerëson kontributin e demokratëve. Vjen momenti i fundit, promovohen disa njerëz që nuk i njeh askush, nuk ka meritokraci, te lista e deputetëve, funksionet partiake. Si promovohet karriera? Duke kontribuar jo, duke fituar jo? Po fitove i kanë alergji. Kush ka dalë nga lista e hapur, rrallë i sheh nëpër media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta që kanë dalë nga vota e qytetareve, 5 janë, partia i ka fshehur. Kanë alergji me fituesin. Nëse bëhen shumë fitues pastaj të thonë hap krahun. Promovimi, përzgjedhja e njerëzve, alternativa, përballja, thënia e të vërtetave deri në fund, nuk mund të themi për disa, për disa të tjerë bëjmë sikur nuk i themi, nuk mund të bëhet opozitë selektive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?