Përdhunuesit e çifit në Seman, në prangat e policisë

Në një dite feste, siç ishte Dita e Pavarësisë,  policia vuri në pranga dy të rinj nga Fieri, të dyshuar si autorë të përdhunimit dhe grabitjes së një çifti të fejuarish në pyllin e Semanit. Ngjarja e pahijshme, që u denoncua menjëherë nga çifiti, vuri në lëvizje policinë për të ndalur autorët.  Sipas policisë lokale, në pranga kanë rënë shtetasit, Endri Goga, 20 vjeç, dhe Shaban Skeja, 19 vjeç, të cilët pas arrestimit kanë pranuar se ishin ata autorë të ngjarjes së rëndë, që tronditiatë ditë  zonën e më gjerë. Ashtu siç edhe ishin denoncuar, dy të rinjtë punonin si çobanë në Fier. Pas përdhunimit, vajza që i denoncoi tha se keqbërësit mbanin erë bagëtish.  Policisë iu desh një muaj të hetonte ngjarjen, dhe pasi ka siguruar prova mbi aktivitetin dhe lëvizjet e të rinjve, i ka kapur ata më në fund brenda në banesë. Gjatë arrestimit mësohet se asnjëri nuk ka bërë rezistencë.

Autorët

Autorët e grabitjes dhe përdhunimit të një çifti të rinjsh, në pyllin e Semanit, me 20 tetor, u kapën kur menduan se ia hodhën me drejtësinë. Endri Goga 20-vjeç, me profesion çoban, nga fshati Seman, është përdhunuesi i çiftit të dy të rinjve, ndërsa shoku i tij, Shaban Skeja, i kërcënonte me armën e gjahut. Burime nga Policia bëjnë të ditur se për njërin nga dy të rinjtë kishte dyshime që pas denoncimit.  Gjatë një muaji policia nisi të mbikqyrë Endit Gogën, që nën shoqërinë e bashkëpunëtorit,  nëpërmjet metodave speciale, duke zbuluar edhe planin e tyre për një tjetër grabitje, e cila, sipas policisë, do të mbyllej me një tjetër përdhunim.Në shtëpitë e tyre policia gjeti armën dhe sendet e tjera që u përdorën në grabitjen në Seman dhe që do të përdoreshin edhe në planin tjetër. Pas denoncimit, prokuroria dyshoi edhe për përdhunimin e vajzës dhe më vonë u zbulua se pre e dhunë seksuale kishte rënë edhe djali 27 –vjecar. Ekzaminimet mjeko -ligjore konfirmuan dyshimet e akuzës.

Shkaqet

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se nga verifikimi i të dhënave që lidhen me të kaluarën e afërt të të dëmtuarve u ngritën dyshime se shkak i ngjarjes ka qenë një hakmarrje e mundshme e autorëve, pas një konflikti mes 28-vjeçarit që u  dhunua atë ditë dhe njërit prej të arrstuarve që u kap ditën e djeshme, pikërisht Endi Goga. Ky konflikt kishte ndodhur rreth tre muaj më parë. Goga, siç duket, ka vendosur të hakmerret me ndihmën e shokut të tij, Shaban Skeja, në një formë të tillë. Që në momentet e para, policia ngriti dyshimet se autorët kishin qenë të mirëpërgatitur dhe e kishin ndjekur çiftin nga qyteti i Fierit deri në pyllin e Semanit. Të dëmtuarit kanë sqaruar në polici se autorët i kanë qëlluar me qytat e armëve të zjarrit dhe nën presionin e armëve, i kanë detyruar më pas që të kryejnë marrëdhënie seksuale, duke mos kursyer as të fejuarin e të resë.  Sipas dëshmive të dy të rinjve, autorët kanë përdorur mjete mbrojtëse gjatë aktit seksual.

SHKARKO APP