Përfaqësues të 28 partive nga radhët e Partive Popullore Evropiane në selinë blu, Berisha: Folëm për narkoshtetin

Një mision faktmbledhës për zgjedhjet e 11 Majit zbarkoi në selinë e Partisë Demokratike. Përfaqësues të 28 partive nga radhët e Partive Popullore Evropiane erdhën në Tiranë me kërkesë të demokratëve, ku vetë Sali Berisha e kishte paralajmëruar disa herë ardhjen e tyre. Misioni faktmbledhës nuk tregoi qëllimin e vizitës, por ishte vetë Berisha që pasi përcolli miqtë nga selia blu tregoi për mediat temën e diskutimit.

”Temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze. E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente. U paraqitën gjerësisht. U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto”, tha Berisha.

Kjo vizitë e përfaqësuesve të Partive Popullore Evropiane nuk është e mjaftueshme për Sali Berishën, i cili kërkon më shumë mbështetje prej të huajve në betejën e tij kundër Edi Ramës: ”Njëherë presim rekomandime, sepse këta vijnë për të na bërë rekomandime, ne jemi anëtarë. Ne presim njëkohësisht edhe një mbështetje të re për kërkesat tona tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, që shteti ligjor të funksionojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me protestën e 28 Shkurit, lideri demokrat pohoi se ende nuk është vendosur strategjia e plotë por shtoi se ky manifestim do të jetë ndryshe nga të tjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?