Përfaqësuesja e Kryeministrisë në GjK: Nuk ka të drejtë gjykata të pezullojë ministren

Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e ankimimit kundër vendimit për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Sipas saj, gjykata nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër pasi cenohet një nga pushtetet.

“GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese. Ne sqarojmë se ky nuk është një ankimim kushtetues individual dhe nuk ka të bëjë me nevojën e mbrojtjes së të pandehurit. Kërkesat lidhen me marrëdhënien midis tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo!
Këshilli i Ministrave vjen në këtë gjykim si organ i prekur, pasi pezullimi i ministres pengon funksionimin e strukturave dhe projekteve të tij. Ministri i pezulluar nuk mund të propozojë më asnjë akt pranë Këshillit të Ministrave, ndërsa kryeministri mund të propozojë vetëm për fusha që nuk mbulohen nga asnjë ministër. Në këtë mënyrë, kryeministri vendoset në pozicionin ku duhet të zëvendësojë një ministër, gjë që e shtyn Këshillin të kërkojë shkarkimin e tij.
Nëse pasojat e këtij vendimi janë të lejueshme nga Kushtetuta, ky është thelbi i çështjes. Sa i përket pretendimit se duhet të tejkalohen të gjitha shkallët e gjyqësorit, kjo vlen vetëm për ankimimet e bëra nga individë, jo nga Këshilli i Ministrave. Mandati nuk mund të pengohet nga asnjë akt i asnjë pushteti tjetër, por vetëm nga Kushtetuta; përndryshe, prishet balanca e pushteteve. Pezullimi i ministrit nuk mund të bëhet në këtë rast”, tha ndër të tjera përfaqësuesja e Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?