Përfundon ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar ndërtimi i argjinaturës në lagunën e Karavastasë dhe se kjo ndërhyrje garanton gjithashtu funksionimin normal të sistemit të kullimit drejt hidrovorit.
“Përfundojnë punimet për argjinaturën në Karavasta, që mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut dhe garanton funksionimin e sistemit të kullimit drejt Hidrovorit, ndërsa vijon puna për rikonstruksionin e plotë me zgjidhje të qëndrueshme në shërbim të fermerëve”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

