Përfundon sot afati, katër kandidatë në garë për kreun e ri të SPAK-ut
Mandati i Altin Dumanit përfundon në dhjetor dhe katër kandidatë kanë dorëzuar platformën e tyre për t’u zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme.
Klodian Braho ishte i pari që dorëzoi aplikimin e tij pranë KLP-së, ndërsa pas tij dorëzuan kërkesën edhe Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnand Xholi.
Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK-un që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
KOHA JONË SONDAZH

