Përfundon studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Mali i Zi

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren çeke në Shqipëri, Branislava Tamasova dhe përfaqësuesin e kompanisë hekurudhore çeke “AZD PRAHA”, Peter Liska.

Gjatë takimit, ministrit Dervishaj i është dorëzuar studimi i fizibilitetit për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës- kufiri me Malin e Zi.

Për ministrin, ky është hapi i parë për të vijuar më tej me fillimin e një projekti konkret, për të modernizuar këtë linjë hekurudhore.

Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare është shumë e interesuar në zhvillimin e transportit hekurudhor, për t’i dhënë një ndihmesë të madhe jo vetëm pasagjerëve, por edhe biznesit.

Dervishaj theksoi se lidhja Durrës-Hani I Hotit dhe më tej me Malin e Zi, e fut Hekurudhën Shqiptare në rrjetin evropian të hekurudhave, duke I dhënë një mundësi të madhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri tha se rivitalizimi i transportit hekurudhor sjell zhvillimin e porteve shqiptare, që mund të shërbejnë si porta hyresë për kompanitë e mëdha.

Më tej Dervishaj tha se Ministria synon rivitalizimin e këtij transporti, ku një nga zhvillimet konkrete pritet të Pranverën e 2017, ku do të fillojnë punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas- Durrës.

Ambasadorja Tamasova tha se Cekia po mbështet prej vitesh Shqipërinë në zhvillimin e transportit hekurudhor, që ka një potencial të madh për vendin dhe rajonin.

/Ora News/

SHKARKO APP