Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Hoxha dhe Stalini

Analisti Kreshnik Spahiu flet për përjashtimet në PD, ku thekson se nuk ka asnjë parti në histori që të ketë krijuar kaq shumë fraksione. Për të Sali Berisha ka zbuluar më shumë armiq sesa Enver Hoxha dhe Stalini bashkë. Ai shtoi se problemi qëndron te lideri i cili ka përzgjedhur anëtarët.

”Me statistika, Sali Berisha ka shpikur dhe ka zbuluar më shumë grupe armiqësore brenda partisë sesa Enver Hoxha dhe Stalini së bashku. Realisht të dy partitë, qoftë partia komuniste e Stalinit, qoftë partia komuniste e Enver Hoxhës nuk kanë pasur kaq shumë përjashtime brenda tyre sa PD. PD e Berishës është e vetmja që nuk ka asnjë themelues të 8 dhjetorit në gjirin e saj, nuk ka të burgosurit politikë, asnjë nga ish-pronarët dhe disidentët politikë, është e vetmja që ka krijuar 17 partiza brenda saj në 36 vite.

Nuk ekziston në gjithë historinë politike botërore një parti, qoftë komuniste, qoftë demokratike, që të ketë pjellë kaq shumë fraksione. Për hir të së vërtetës, këta nuk janë të gjithë tradhtarë. Nëse do të shikosh dobësinë e një partie, shikoje në armiqtë që ajo zbulon brenda saj. Fakti që demokratët shiten, po e marrim opsionin, akuzën me të cilën Berisha anatemon kundërshtarët e tij brenda partisë, edhe në këtë rast tregon dobësinë e partisë, të lidershipit sepse ka qenë ai që i ka zgjedhur”, u shpreh Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?