Përjashtimi nga PD i dy këshilltarëve në Durrës, Salianji: Frika nga gara s’është lidership

Pas mbështetjes ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, i cili u distancua nga Sali Berisha dhe organizoi foltore me demokratët, Partia Demokratike ka nisur përjashtimet e disa anëtarëve. Me firmë të Flamur Nokës, partia ka vendosur të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit kryetarin Dritan Burgija. Vetë Ervin Salianji thotë se drejtuesit se kanë “degjeneruar” praktikën demokratike brenda forcës së djathtë. Sipas tij, humbësit e zgjedhjeve nuk duhet të përjashtojnë demokratët, por t’i kthehen shtyllave të demokracisë dhe garës së brendshme, duke lejuar votuesit të zgjedhin drejtuesit e tyre. Ai e konsideron përjashtimin e figurave me kontribut të gjatë si shenjë frike nga konkurrenca dhe mungesë lidershipi.

Postimi i plotë

Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.

Swiss Digital Desktop Reklama

E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!

Swiss Digital Mobile Reklama

Frika nga gara nuk është lidership! Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?