Përkëdheljet e nënës bëjnë mrekullinë, rikthejnë në jetë djalin e porsalindur

Një nënë nuk i ka mbajtur dot lotët kur mjekët i thanë se fëmija i saj i porsalindur nuk do të mund të jetojë, por përkëdheljet e saj bënë mrekullinë.

Edhe pse lindja ishte kryer me sukses, doktorët ia dhanë asaj lajmin që shumica e nënave nuk e dëshirojnë, se foshnja e saj do të deklarohej e vdekur pas 20 minutash.

Por, nëna e quajtur Kate e hoqi foshnjën e saj nga batanija dhe e mbajti në lëkurën e saj.

Pas dy orësh përqafim, prekje dhe përkëdhelje, vogëlushi filloi të shfaqte shenja jete.

Në fillim ishte vetëm një lëshim ajri, që doktorët e quajtën refleks. Por më pas, ai filloi të merrte frymë.

“Thash, oh Zot, çfarë po ndodh. Pak më vonë ai i hapi sytë. Ishte një mrekulli. Doktori vazhdoi t’ia lëkundte kokën duke thënë, Nuk e besoj dot”, tregoi ajo.

SHKARKO APP