Përkeqësohet situata në aksin Librazhd – Pogradec, ARRSH: Ndalohet qarkullimi për autobusët dhe mjetet e rënda

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është përkeqësuar situata në vendin e rrëshqitjes së dherave te “Arrat e Gurrës”, në aksin Librazhd-Pogradec.

Për shkak të rrezikut, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve do të ndalohet deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi i ARRSH

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
⚠️Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:
⛔️Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.
🙏Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?