Përkrahja e gruas thyen tabutë

Ardita Dinaj

Jo vetëm shtëpiake, gruaja kosovare mund të jetë shumë e suksesshme në bujqësi, pylltari dhe sektorë të tjerë në zhvillim të biznesit. Ajo përveçse tashmë ka përkrahjen e familjes së saj që të jetë aktive, ndihmon edhe në krijimin e të ardhurave që është një faktor shumë i rëndësishëm në fuqizimin e saj, duke filluar nga familja po ashtu edhe komuniteti. Kjo përfshirje e gruas në aktivitete të ndryshme, si bujqësore ashtu edhe pyjore, ka edhe karakter social sepse po thyhen disa tabu që kanë ekzistuar më parë. Më parë ka ekzistuar mendimi se gruaja shqiptare nuk del në pyll apo që gruaja shqiptare nuk del të shesë në treg. Mirëpo sot, gruaja është e pranishme në tregje, në panaire e kudo tjetër për të ekspozuar prodhimet e tyre. Numri i grave të interesuara që të merren me pylltari dita ditës po rritet, pasi tashmë tek ato ekziston dëshira që të fillojnë një biznes dhe sikurse dihet që fuqizimi ekonomik ndërron edhe pozitën e saj. Që gruaja të jetë sa më aktive në pylltari, një mbështetje e madhe i ofrohet edhe nga institucionet e vendit, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Organizata të tjera Ndërkombëtare, të cilat me anë të granteve dhe subvencioneve iu mundësojnë atyre të realizojnë disa nga ëndrrat e tyre, të cilat dikur ishin larg realizimit. Gruaja është shumë e zonja dhe e përgjegjshme për punën e saj dhe shumica prej grave, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte, janë të përfshira në menaxhimin e pyllit, mirëpo mungojnë iniciativat e tyre që të jenë bartëse të ndonjë projekti zhvillimor. Për të përkrahur përfshirjen e gruas në sektorin e pylltarisë dhe fuqizimin e tyre,Organizata Holandeze CNVP “Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit”, e cila implementon projektin e financuar nga Ambasada Suedeze mbi zhvillimin dhe fuqizimin e menaxhimit të pyjeve private, ka përkrahur themelimin e seksioneve të grave brenda shoqatave të pronarëve të pyjeve private, të cilat veprojnë në regjionin e Pejës, Prizrenit dhe Ferizajt. Në vitin 2014 janë themeluar katër seksione të grave në Komunat Istog, Gjakovë, Junik dhe Novobërdë. CNVP do të vazhdojë të përkrahë përfshirjen e gruas në aktivitetet e lidhura me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve (pylli i fermerit, agropylltaria), kultivimi, përpunimi dhe marketingu i produkteve jo drusore me qëllim të krijimit të mundësive për të gjeneruar të ardhura. Pylli privat konsiderohet si pylli i familjes dhe se njohuria tradicionale për pyjet është ndarë përmes gjeneratave, ku gruaja ka luajtur dhe luan rolin e rëndësishëm në aktivitete pyjore. Andaj është e rëndësishme që opinionet dhe idetë e gruas tëpërfaqësohen në shoqatë. Kështugrupet e grave, të cilat veprojnë në kuadër të shoqatave, do të inkurajojnë gratë e tjera të anëtarësohen në mënyrë që të jenë tëpërfshira në aktivitete pyjore, me çka ndihmohet përfaqësimi i tyre dhe që zëri i tyre tëdëgjohet në proceset e vendimmarrjes në pylltarinë private.

Më këtë synohet që të zbutet realiteti që objektivisht është në terren, veçanërisht në zonat rurale e që sjell një reduktimtë mundësive zhvillimore për projekte të grave, duke organizuar trajnime të ndryshme dhe punëtori për gratë e pronarëve të pyjeve, të cilat janëedhe anëtare të seksioneve. Po ashtu, nga viti i kaluar MBPZHR ka ofruar mundësinë që përmes sistemit të pikëzimit të projekteve të granteve për zhvillimin rural, u jepet përparësi dhe privilegjohen gjinia femërore në pjesëmarrjen e tyre si përfituese të granteve për zhvillim rural. Kështu CNVP do të përkrahë seksionet e grave, duke iu mundësuar atyre që përmes trajnimeve të mësojnë hartimin e projekteve, në mënyrë që të aplikojne për të fituar subvencione për masa të ndryshme,qoftë në sektorin e pylltarisë, bujqësisë etj. Këtë vit synohet që të përkrahet kultivimi i produkteve jo drusore dhe forcimi i kapaciteteve të grupeve prodhuese, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë për menaxhim të qëndrueshëm të pyllit dhe zinxhirin e vlerave të produkteve pyjore. Kështu, në Komunën e Gjakovës dhe të Novobërdës do të punohet në disa sipërfaqe kultivuese të mjedhrës, ku gratë fermere do të jenë përfituese dhe do të angazhohen në kultivimin dhe përkujdesjen produkteve të mjedhrës. Kjo përkrahje bazohet edhe në rrugën që ka hapur strategjia zhvillimore e Kosovës 2010-2020, ku realisht do të mundësohet zhvillimi dhe përmirësimi imenaxhimit të pyjeve.

SHKARKO APP