Përmbytjet, ministria e Bujqësisë: Udhëzim për evidentimin e dëmeve

Zv/ministri i Bujqësisë, Jani Babi, bëri të ditur se dikasteri i Bujqësisë ka nxjerrë sot udhëzuesin e posaçëm për evidentimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e fermerëve që janë prekur nga përmbytjet e shkaktura ditet e fundit, nga shirat me intensitet të lartë që kanë përfshire vendin tonë

Në një intervistë televizive, zv/ministri Babi u shpreh se, ekspertët e bujqësisë në bashkërendim të punës me Shtabimin e Emergjencës që është ngrijtur për të përballuar situatën e përmbytjeve në vend, pa orjentohen për çdo hap të punës që duhet të kryejnë si në evidentimin e pasojave dhe dëmeve të shkaktuara, por edhe në përllogaritjen e dëmeve në bujqësi dhe blegtori.

Sipas tij, vëmendje e veçantë po i kushtohet groposjes së kafshëve të ngordhura me qëllim izolimin e çdo situate epizotike, ndërsa mbetet në prioritet të punës furnizimi me ushqime i popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet dhe furnizimi me ushqim për blegtorinë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?