Përmbytjet në Shqipëri, presidenti Bajram Begaj po ndjek me shqetësim situatën
Presidenti Bajram Begaj po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.
Kreu i Shtetit është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.
Begaj fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.
Presidenti i Republikës fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.
“Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, thotë Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

