Përmbytjet, OSHEE: Të gjithë hidrovoret janë në punë
Të gjithë hidrovorët janë në punë, bënë të ditur sot burime të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE për mediat.
Teksa pranë tij është ngritur edhe Shtabi Qëndror i Gadishmërisë që menaxhon punën në 10 drejtori rajonale në gjithë vendin.
Në fokus të punës janë linjat e rëndësishme që lidhen me spitalet, hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe gjithë konsumatorët.
Por OSHEE raportoi gjithashtu se ka pasur problem në disa zona të vendit të cilat tashmë janë riparuar.
Ndërkohë rreth mesditës, mësohet se Administratori i OSHEE-së do të vizitojë Fierin për të parë nga afër situatën.
I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu 48 orët e fundit. Ku situata më e rënduar paraqitet në Fier, Vlorë dhe Lushnjë.