Përpiqet të thyejë rekordin, vdes i varrosur për së gjalli

Një banor i Sri Lanka ka vdekur duke u përpjekur të thyejë një rekord vendas për qëndrimin më të gjatë i varrosur nën tokë. 24 vjeçari Janaka Basnayake u varros me ndihmën e familjes dhe të miqve në qytetin Kantale. Edhe pse qeveria u ka bërë thirrje njerëzve të mos tentojnë të tilla gjëra, Basnayake u varros të shtunën në mëngjes dhe u shpall i vdekur po atë ditë pasdite. Ai ishte varrosur në një thellësi 3 metra. Familja tha se e kishte varrosur dhe më parë në dy raste- në të parin kishte qëndruar 2.5 orë, kurse në të dytin gjashtë orë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?