Përplasjet me Berishën për CEZ, deputetja e PD: Balla të merret zvarrë për gjuhën enveriste

Pas akuzave dhe gjuhës së ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, një tjetër e reagim i ashpër vjen nga radhët e politikës.

Bëhet fjalë për ligjvënësen e djathtë Arbjola Halimi, e cila me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë thirrje për ngritjen e një aleance kundër gjuhës së ashpër të përdorur nga Balla në Komisionin Hetimor të CEZ, ku ishte i ftuar Berisha, ndërsa deputetja fton që socialisti të merret zvarrë. “Aleanca për të tërhequr zvarrë Taulant Ballën për gjuhen enveriste të përdorur në Kuvend.
Unë jam e para.”, citohet në mesazhin e deputetes Halimi.
statusi
Mbledhja e 12 dhjetorit, ku Berisha ishte i pranishëm në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar për CEZ nisi me debate të ashpra mes tij dhe Ballës që drejtonte mbledhjen. Ish-kryeministri nuk pranoi të betohet se do thotë të vërtetën. Ai sulmoi hapur Ballën duke e quajtur sërish shpifës dhe pa moral.

“Nuk mund të përdhoset betimi përpara një shpifësi, të dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk ke moral, nuk ke kredenciale, nuk ke autoritet të marrësh betimin e asnjë njeriu. Ke përdorur pushtetin për të mos ekzekutuar vendimin. Nuk mund të betohem para një shpifësi të dënuar. Berisha ia ka ripërmendur akuzat deputetit socialist Taulant Balla që prej fillimit të mbledhjes së sotme të komisionit. Ai u shpreh se nuk mund t’i japë përgjigje pyetjeve të bëra nga një shpifës.

Ish-kryeministri tha se nëse Komisioni do të drejtohej nga një person tjetër, dhe jo nga Balla, do të paraqiste fakte dhe të dhëna interesante lidhur me çështjen CEZ.

SHKARKO APP