Përplasjet Rama-Spiropali, deputetja Luarasi tregon se çfarë ndodh në diskutimet e grupit
Deputetja e PS-së Iris Luarasi ka komentuar përplasjet e fundit pas ndryshimit të qeverisë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali në mbledhjet mes socialistëve.
Për të lufta brenda llojit është e shëndetshme dhe është ajo që çon përpara procesin. Sipas Luarasit në PS vlerësohet mendimi ndryshe dhe kjo shihet edhe në mbledhjet e grupit të PS.
”Mendimi ndryshe në PS mendoj që vlerësohet, e shoh edhe në atë që ndodh në debatet brenda grupeve me dyer të mbyllura, ka njerëz që mendojnë ndryshe madje do të ishte trishtuese nëse të gjithë do të mendonin njëlloj. Kudo ka luftë brenda llojit, kjo është konkurrencë dhe çon para procesin.
Lufta brenda llojit është gjëja më normale në botë, madhe më duket gjëja më normale dhe njerëzore për një mazhorancë që ka 13 vite në pushtet. Nuk ka asnjë organizëm politik brenda dhe jashtë Shqipërisë që nuk e ka këtë luftë. Është ajo që çon përpara procesin sipas meje”, tha ajo në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

