Përse Berisha, nuk i ka “besë” Bashës me ndërkombëtarët?

Nga Mero Baze –

Pas takimit me Lulzim Bashën, eurodeputeti konservator Eduard Kukan, ka shkuar tek zyra e Sali Berishës. Në arsyetimin e tij publik, zoti Kukan tha se e takon zotin Berisha, si një ish të njohur të vjetër, në kohën që ka qenë kryeministër me shpresë se kështu ka daravitur dyshimet, që askush nuk mund ta quaj të përmbyllur takimin me kryetarin e opozitës, kur del nga zyra e Lulzim Bashës. Pra zoti Kukan e ka konsideruar shkuarjen tek Berisha një “qok”, që I bën atij si ish kryeministër.

Nuk jam kundër zakoneve të zotit Kukan, për të respektuar këdo që ka njohur, por në rastin konkret, ka shumë veprime të përsëritura të cilat po formojnë një rregull.

Për shembull në fillim të karrierës së tij si ambasador në Tiranë, ambasadori Lu takonte vetëm zotin Basha. Biles një herë ai pat bërë një gjest të fort, duke anulluar vendin e takimit në selinë e SHQUP, vetëm se Berisha i kishte zënë derën, duke ditur orën kur do të vinte. Por pasi kaloi pak kohë, vet zoti Lu e ndërroi protokollin dhe për cdo temë të rëndësishme që lidhet me opozitën takon edhe Bashën edhe Berishën.

Të njëjtën gjë duket se po bën dhe zoti Kukan. Meqë në fokus të bisedës ishte reforma në drejtësi dhe mundësia për konsesus, Kukan vizitoi zyrën e Berishës pasi takoi Bashën dhe më pas tha se shikon të njëjtën gatishmëri për ta miratuar reformën nga të dy.

Po përse ndërkombëtarët kanë filluar të trokasin në dyer, kur takojnë opozitën?

Mundësia e parë e përfolur, është që gjatë bsiedës me Bashën, ata ndjehen të paplotësuar dhe të pasigurtë, për atë që I kërkojnë dhe atë që dëgjojnë. Në shumë raste Basha I ka gënjyer për qëndrimet e paralajëmëruara dhe ka bërë të kundërtën e asaj që u ka thënë, nën presionin e Berishës. Pas kësaj ata kanë kuptuar se zyra reale e opozitës është diku tjetër.

Një tjetër arsye që nuk përjashtohet, është që vet Basha tregohet I gatshëm për atë që I kërkojnë, por u paraqet si pengesë Berishën, duke e paraqitur atë si gogol. Kështu që pas cdo takimi me Bashën, ata marrin rrugën tek zyra e Berishës, për ta bindur të bëj dhe ai atë që I kanë kërkuar Bashës.

Por të dyja këto hamëndësime që dalin nga zyra e Bashës, megjithëse kanë një farë të vërtete brenda, nuk duket se janë arsye reale përse opozita ka dy dyer për të huajt që merren me Shqipërinë. Arsyeja më bindëse është se Berisha e kushtëzon qënien e Bashës në krye të PD, me skemën e mos defaktorizimit të tij tek të huajt. Pra një nga kushtet, ose “gjobat” që Berisha I ka vënë Bashës, është që kontaktet me të huajt dhe vendimet që rekomandojnë ata, duhet të kalojnë përmes tij.

Paranoja që Berisha ka, se të huajt I “blejnë” vartësit, është e patjetërsueshme. Ajo që i pat ndodhur në vitet 2000 me Genc Pollon, të cilin e mbante në zyrë vetëm se fliste anglisht dhe në fund të vetmen arsye përse ishte në atë zyrë, e përdori kundër Berishës, duket se i është bërë një leksion I hidhur, që nuk dëshiron të përsëritet. Për këtë arsye, më shumë se sa Basha është jo bindës, apo që Basha e shet veten si të pafuqishëm, është më bindëse që Basha është I detyruar ti udhëzoj të huajt të kalojnë dhe nga zyra e Berishës që gjithcka të jetë në rregull.

Duke qenë se brenda Partisë Demorkatike, Berisha ndjehet I fort dhe protagonizmi I tij publik nuk ka pasur ulje, e vetmja pikë që ai ndjehet I pasigurt, ku Basha mund ta varros, është pikërisht kontakti me ndërkombëtarët, ku ai dyshon se mos e shes. Dhe duket se këtu ai e ka kushtëzuar Bashën që cdo vendim duhet të merret duke I detyruar të huajtë, të troaksin në të dy dyertë, sic po ndodh realisht.

Një ditë më parë e veja e Aleks Nikës I ka dërguar atij një letër publike ku I thotë se I kam para syve vrasësit e burrit tim, dhe mes tyre më shumë s ekëdo ka parasysh pikërisht Sali Berishën. TEMA

SHKARKO APP