Përse nuk flasin me njëri-tjetrin Julian Deda dhe Gent Zenelaj?

Grupi “The SHBLSH” që të gjithë e mbajmë mend, në atë kohë ishte shumë i pëlqyer nga publiku e kjo më së shumti nga protagonistët. Ndërkohë sot anëtarët e tij jo vetëm që kanë vazhduar secili jetën e tij, por kanë mërzitur disi “fansat” pas prishjes së miqësisë së Gentit dhe Julian Dedës.

Juli ka qenë i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, ku pranoi se kjo prishje e miqësisë mes tyre ishte e vërtetë, më saktë ata nuk takohen më siç bënin më parë.

I pyetur se cili është shkaku i prishjes së kësaj miqësie, Julian Deda ka thënë se “as vetë nuk e di ende”. Kështu, është pala tjetër, Gent Zenelaj ai që i është “përgjigjur” në njëfarë mënyre kësaj deklarate të aktorit.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram deklaratën e Julian Dedës, pa bërë asnjë koment, ndërsa pas saj ka publikuar edhe videon e tre miqve, dikur anëtarë të The SHBLSH kur ishin pjesë e Apartamentit 2XL. Sërish, Genti ka zgjedhur të mos komentojë, ndërsa këto postime duken si një shenjë e tij për të pranuar një sqarim me Julian Dedën dhe pse jo, rikthimin e miqësisë mes tyre.

SHKARKO APP