Përse nuset veshin vello në ditën e dasmës?
Përse nuset veshin vello? Çfarë domethënie kanë? Prej kur janë bërë një gjë tradicionale e çdo nuseje?
E vërteta është se askush nuk është i sigurt për këtë. Vellot kanë filluar të përdoren në kohëra të ndryshme dhe në kultura të ndryshme. Ja disa nga arsyet se pse nuset veshin vello.
Vellot e dasmës kanë filluar të përdoren në kohërat romake kur nuset kanë qenë të mbuluara nga koka në këmbë me një vello gjigante të kuqe, e cila quhej flammeum. Pse? Pasi që romakët frikësoheshin se shpirtrat e këqij do e ndalojnë ceremoninë, apo do e mallkojnë çiftin, ata kishin menduar që velloja e gjatë gjigande do të dukej sikur nusja është në zjarr dhe demonët do të frikësoheshin. Kjo bestytni ishte zhvilluar dhe veshja e vellove kishte filluar të bëhej për t’i hutuar shpirtrat, gjë që ka më shumë kuptim sesa teoria me zjarr. Romakët kishin menduar se duke e mbuluar fytyrën e nuses, shpirtrat nuk do të jenë të aftë të bëjnë sulmin e tyre pasi që nuk janë të sigurt se kush është nusja.
Nuset veshin vello për t’i fshehur fytyrat e tyre
Teoria e veshjes së vellove kishte arritur në atë nivel ku thuhej se nuset i veshin vellot për ta fshehur identitetin e tyre. Por, këtë herë nusja nuk e mbronte vetën nga shpirtrat, por dëshironte ta mbante fytyrën e saj sekret para dhëndrit. Në dasmat e hershme, kur martesat ishin aranzhuar nga baballarët, ata kishin dashur që t’i fshehin fytyrat e vajzave të tyre deri në momentin e fundit, që nëse në rast se një nuse është e shëmtuar të mos e prishë marrëveshjen, transmeton Telegrafi. Kjo gradualisht është transformuar në traditën që meshkujt nuk duhet ta shohin nusen para dasmës.
Nuset kanë veshur vello për të mos u larguar
Bustle shkruan që vellot janë përdorur për ta rënduar nusen dhe ta parandalojë atë që të ikë kur të takohet për herë të parë me dhëndrrin.
Nuset veshin vello për të simbolizuar virgjërinë e tyre
Kjo ka të bëjë me të qenit e mbuluar dhe vello si shtresë e hollë i referohet cipës së virgjërisë.