Pesë deputetë të opozitës nën hetim nga policia, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu….

Policia ka arrestuar 21 persona pas protestës së djeshme të opozitës para Kryeministrisë.

Ata akuzohen për dhunë dhe hedhje molotovësh drejt efektivëve të policisë.

Ndërkohë policia e Tiranës njofton se në hetim janë vënë 5 anëtarë të PD, sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe 4 deputetë: Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Luan Baçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-B. K., K. B., L. B. dhe F. N., anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?