Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:58 Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka dalë në konferencën për shtyp nga “Shtëpia e Futbollit”, në prag të dy sfidave të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane

Aktualitet E mërkurë, 11 Shkurt 2026 08:55
DW: Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion shtetrore gjermane DW-

Shkallëzimi i protestës së opozitës në Tiranë me disa të plagosur të martën gjen jehonë në median gjermane. Qytetarët janë të zemëruar me qeverinë Rama, shkruajnë ato.

Portali “tagesschau” i ARD nën titullin “Trazira gjatë protestave në Tiranë” shkruan, se në protestën e opozitës në Tiranë ka pasur përplasje të rënda mes policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. “Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Disa demonstrues hodhën Molotovë drejt një ndërtese qeveritare, dhe policia përdori ujë me presion.[…]Tensionet politike u përshkallëzuan në dhjetor pasi një zyrë e prokurorit të posaçëm ngriti akuza kundër Ballukut. Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara. Balluku, e cila është gjithashtu Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, i mohon akuzat.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gazeta gjermane “Die Zeit” i kushton vëmendje protestës në Shqipëri duke theksuar shkallëzimin e saj. “Përleshje shpërthyen midis policisë dhe demonstruesve gjatë një proteste kundër qeverisë shqiptare në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Sipas policisë, të paktën 16 oficerë u plagosën dhe 13 persona u arrestuan. […] Mijëra mbështetës të opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në një demonstratë. Qeveria është kritikuar ashpër për shkak të akuzave për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Anëtarëve të parlamentit iu bë thirrje të heqin imunitetin e saj parlamentar në mënyrë që ajo të mund të ndiqet penalisht. Rama kishte refuzuar ta shkarkonte Ballukun.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa portali NTV shkruan se qytetarët janë të zemëruar në kohën kur, prokuroria heton në një rast të dyshuar korrupsioni kundër zëvendëskryeministres, Balluku. Sërish shpërthyen protesta në Tiranë. “Përleshje të dhunshme shpërthyen midis policisë dhe protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila përballet me akuza për korrupsion. Demonstruesit, shumë prej të cilëve ishin të maskuar, hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare, duke bërë që policia të përdorte ujin me presion. […]Këto trazira janë të fundit në një seri protestash të dhunshme që kanë kërcënuar gjithnjë e më shumë sundimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013.”

Mund t'ju interesojë

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Para 15 minutash
Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 31 minutash
Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhe...

Para 42 minutash

“Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, shpërthyen përleshje të dhunshme midis policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Demonstruesit hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare dhe policia përdori ujin me presion. Trazirat janë të fundit në një seri protestash të ashpra që po kërcënojnë gjithnjë e më shumë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, që zgjat që nga viti 2013”, shkruan RTR për Gjermaninë.

Radioja gjermane “Deutschland Funk” shkruan se në kryeqytetin shqipat ka pasur përplasje me policinë në një demonstratë të opozitës në Tiranë. “Pas fjalimit të politikanit të opozitës së djathtë, Berishës, përpara selisë së qeverisë, demonstruesit hodhën molotovë dhe gurë drejt policisë. Më vonë, pjesëmarrësit u përpoqën të thyenin barrikadat e policisë gjatë rrugës për në parlament. Policia u përgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.[…] Të dy kampet politike akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha akuzohet për dhënie kontratash publike bashkëpunëtorëve, gjë që ai e hedh poshtë. Të mërkurën, një komision parlamentar është planifikuar të diskutojë kërkesën nga zyra e prokurorit publik për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Balluku. Kërkesa ka të bëjë me akuzat për përfshirjen e saj në një rast korrupsioni që lidhet me kontratat publike.”/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 5 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 13 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!
Para 15 minutash

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 21 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.