
Spanja ka shënuar një pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare, duke regjistruar shifrat më të larta të votimit në historinë e vendit për këtë fashë orare.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme spanjolle, deri në orën 18:00, 68% e qytetarëve me të drejtë vote u ishin drejtuar kutive të votimit.
Kjo shifër tejkalon rekordin e vendosur në mars të vitit 1996, kur pjesëmarrja në të njëjtën orë kishte arritur në 63.4%.
Një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, kur deri në orën 18:00 kishin votuar 53.1% e zgjedhësve, ose 14.9 pikë përqindjeje më pak.
Interesi i lartë i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor ishte evident që në orët e para të ditës. Deri në orën 14:00, pjesëmarrja kishte arritur në 45.7%, duke tejkaluar rekordin prej 41.8% të shënuar në zgjedhjet e qershorit të vitit 1993.